Vuri tritol kundrejt pagesës në Bathore në banesën e të dënuarit për vrasje, arrestohet autori

  • 6 years ago
Dy ditë pas shpërthimit Bathore në banesën e Gazmir Dacit policia ka ndaluar një person të dyshuar për ngjarjen. Ai është 23- vjeçari Vilson Brahaj nga Kukësi me precedentë për vjedhje.

Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, ku duket autori i maskuar që vendos tritolin në garazhin e banesës dhe largohet me vrap dhe më pas me makinë, policia të shtunën shoqëroi tre persona, ndërsa ditën e djeshme njërit prej tyre, të riut nga Kukësi, që banon në Kamëz, i ka komunikuar ndalimin.

Policia po heton në pistën e hakmarrjes, pasi familja Daci është në konflikt me atë Kolaveri për shkak se Gazmir Daci ka vrarë Valmir Kolaverit në 4 nëntor 2015, ndërsa ka plagosur rëndë vëllanë e tij Robert Kolaveri.

Banesës së Xhelal Dacit, babait të Gazmirit, që po vuan dënimin me 35 vite në burg i është vendosur edhe tre herë të tjera eksploziv, ndërsa nuk është arrestuar asnjë person. Ai akuzoi Saimir Kolaverin për ngjarjen, ndërsa paralajmëroi hakmarrje nëse shteti nuk reagon.

Recommended