Ligji për Teatrin/ Veliaj-Metës: Vonesa s’e frenon punën, në shtator rivotohet

  • 6 years ago
Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka komentuar sërish sot kthimin e ligjit nga Presidenti Ilir Meta për Teatrin Kombëtar. Veliaj u shpreh se ligji do të rivotohet sërish në shtator, ndërsa renditi shumë prej investimeve në kryeqytet të cilat në fillim hasën në rezistencë, por që, më pas, dhanë rezultate. ?Do të presim me durim këto 40 ditë, teksa Parlamenti të mblidhet sërish për të kaluar Teatrin e ri. Por, gjithmonë pyetja që i bëj vetes është: këta që kundërshtojnë çdo gjë, a nuk ishin po këtu që thoshin mos ma prek liqenin, mos ma prek parkun? A është sot parku më i frekuentuar? Mjafton të shikojmë si është sistemuar këndi i lodrave, pista e biçikletave, pista e këmbësorëve, pista e vrapit dhe Amfiteatri i ri. Mjafton të shohim edhe si u mbollën 126 mijë pemë. Këto pemë u mbollën nga ata që thonë mos prek, apo nga ata që thonë se diçka ndryshon vetëm po u prek me dorë?!?, deklaroi ai.

Kryebashkiaku i shprehu mirënjohjen gjithë komunitetit të artistëve, të cilët mbështetën projektin për t?i dhënë shoqërisë dhe qytetit një godinë të re, të denjë për të funksionuar si Teatër Kombëtar. ?U jam shumë mirënjohës të gjithë aktorëve që mbështetën teatrin e ri, gjithë shoqërisë që mbështet zhvillimin e Tiranës. Për të gjithë ata njerëz që mund të kenë ende dyshime, duhet t?i bëjnë një pyetje vetes kur shikojnë kundërshtarët e projekteve të bashkisë dhe të qeverisë në televizor: Këta që kundërshtojnë çdo gjë, çfarë kanë bërë për mua? Kanë ndërtuar ndonjë çerdhe? Kanë ndërtuar ndonjë shkollë? Kanë mbjellë këta ndonjë pemë? Kanë hequr plehrat nga rruga? A kanë bërë këta diçka konkrete që ma ka ndryshuar mua jetën? Po ashtu, le t?i bëjnë të njëjtën pyetje vetes për ne që jemi duke punuar: Këta, a ishin po ata që bënë sheshin ?Skënderbej?? Që bënë Pazarin e Ri? Që bëjnë çerdhet, kopshtet, shkollat? Që bëjnë këndet e lodrave??, tha Veliaj

Recommended