Ora News - Fuego e Eleni Foureira 'djeg' Tiranën
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, elektrizoi mbrëmjen e së mërkurës sheshin?Skëndërbej?me përformancën e saj.

Përfaqësuesja e Qipros në Eurovizion, e cila u rendit dhe në vendin e dytë në kompeticionin më të rëndësishëm europian ishte e ftuar speciale në Summer Festival.

Qindra të rinj dhe të reja shijuan nga afër muzikën e saj, ku padyshim kënga e saj "Fuego" ngriti më tepër temperaturat në shesh, shoqëruar nga balerinat seksi, të cilat dhuruan spektakël.

Mbrëmja e 25 korrikut në Tiranë ishte e dëdikuar për të gjithë të rinjtë e apasionuar pas muzikës shqiptare duke mbledhur artistët më të mirë të momentit si: Arilana Ara, Eugent Bushpepa, Samanta Karavella, West Side Family, Ylli Limani, Young Zerka, Grupi Lynx dhe Grupi Ofchestra.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fuego-e-eleni-foureira-djeg-tiranen
Recommended