Vetting-u konfirmon Zaganjorin
  • 6 years ago
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori nuk ishte i pranishëm në sallë kur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ta rikonfimojë në detyrë.

Ai kaloi me sukses në sitën e Vettingut ndonëse Komisioni Administrativ kishte gjetur disa parregullsi në pasurinë e tij. Zaganjori sipas KPK nuk justifikonte një pjesë të pasurisë, ka bërë deklarim të rremë dhe nuk kishte burime të ligjshme të parave që janë përdorur për blerjen e disa pasurive.

Në gjetjet e komisionit thuhej se gjyqtari kishte bërë kontrata fiktive në hipotekë për një apartament,dyqan, bodrum dhe një zyrë duke deklaruar se vlera e  tyre ishte 500 mije Lekë. Këtë veprim Zaganjori e argumentoi me pretendimin se në truallin e familjareve te gruas së tij është ndërtuar një pallat 5 katësh.

Gjithashtu sipas KPK-së shpenzimet e djalit te gjyqtarit te cilat janë përdorur për shkollin ne Angli kishin  mospërputhje në vlerën e 12 mijë Paundve. Ndërsa  disa llogari të tjera bankare nuk justifikoheshin. Por këto parregullsi nuk kanë ndikuar në vendimin që mori Komisioni i Vlerësimit. Deri më tani tre anëtarë të Gjykatës së Lartë nuk kanë mundur të kalojnë procesin Vettingut, duke e lënë me 6 gjyqtarë nga 19 që duhet të kishte.
Recommended