Report Tv - Aksident i frikshëm në Librazhd, barriera hyn përmes makinës, plagoset çifti

  • 6 years ago
Një aksident i frikshëm ka ndodhur mesditën e sotme në Librazhd, aty ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka goditur barrierën anësore të rrugës. Siç duket edhe nga fotot e siguruara nga "Shqiptarja.com", barriera metalike është futur mes përmes makinës.

Për pasojë, 2 personat që udhëtonin në makinë, drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij, kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar për në spital dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Recommended