U shkarkua nga KPK, prokurori Arben Nela: Jam profesionist me kualifikim të lartë

  • 6 years ago
Pasi iu komunikua shkarkimi nga detyra, prokurori Arben Nela, ka folur për mediat. Nela është shfaqur i emocionuar para gazetarëve, teksa ka theksuar se është një profesionist dhe njeri me integritet. Nela u ngatërrua disa herë kur po fliste dhe tha se pret që KPA të ndreqë gabimin e KPK-së.

Pasuria ime është në vlerën 12 milionë lekë. Të ardhurat e mia janë në vlerën 30 mln lekë. Unë jam një profesionist me kualifikim ligjor të lartë gjithashtu me integritet. Shpresoj që ky vendim do të ndreqet nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Është vendim në kundërshtim me standartet e procesit ligjor.

Arben Nela, prokuror i rrethit Tiranë

Recommended