Lobimet ruse për PD/ Arben Ristani paraqitet vetë në prokurori - Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Arben Ristani paraqitet në prokurori për lobimet e PD në SHBA.Zyrtari demokrat është thirrur në organin e akuzës në cilësine e të pandehurit për lobimet ruse që PD ka bërë në SHBA.Bashkë me ish sekretarin e përgjithshëm të PD, janë marrë të pandehur për këtë cështje edhe kryetari i PD Lulzim Basha dhe Ilir Dervishi ekonomist i selisë blu.Në nëntor të vitit 2019 ?Muzin Capitol Partners?, deklaroi se kjo kompani  kishte marrë tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017.Një ditë më parë Zeri i Amerikës shkruante se Basha kishte qënë kontradiktor në lidhje me deklaratat e tij për marrëdhënien që kishte pasur PD me këtë kompani lobimi.Deri tani Basha nuk ka pranuar të paraqitet në prokurori duke kërkuar që akuza të argumentojë kërkesën për marrjen e tij si të pandehur.Për këtë arsye prokuroria ka lënë datën 20 qershor si afatin e fundit për paraqitjen e Bashës ndryshe duhet të merret forcërisht.
Recommended