Ora News - Vihet në sekuestro preventive pasuria e Adriatik Llallës, vlera: 98 milionë lekë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vihet në sekuestro preventive pasuria e paluajtshme e ish prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Sipas njoftimit të prokurorisë vlera e tregut e këtyre pasurive arrin në shumën 98.772.000 lekë.

"Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, janë krijuar dyshime të arsyeshme se disa pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla përbëjnë produkt të veprës penale" thuhet në njoftimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Më 20 korrik 2018 Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me vendimin nr 179 vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorisë për vendosjen e masës së sigurimit pasurore ?sekuestro preventive? për pasuritë e paluajtshme të mëposhtme si apartamente, toke are.

Ndërkohë sot (23 korrik 2018) Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë ekzekutoi vendimin gjyqësor për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sekuestrohet-pasuria-e-ish-prokurorit-te-pergjithshem-adriatik-llalla

Recommended