Ora News - Sfida e kthimit ndaj Ventspils, Kostic: Dua skuadër agresive

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Skuadra e Luftëtarit do të luajë sot kundër Ventspils në sfidën e kthimit të Europa League. Trajneri i gjirokastritëve, Milos Kostic tha në prag të sfidës se duhet të harrojnë humbjen e takimit të parë nën shifrat 5-0. Ndër të tjera ai tha se do të luajnë një futboll të bukur dhe agresiv.

"E kemi bërë analizën e ndeshjes së parë. Kanë qënë disa netë pa gjumë duke menduar se çfarë ndodhi në atë ndeshje dhe duke u përpjekur për të kuptuar realisht atë që ndodhi në atë takim. Ka qënë një punë e madhe për t'i treguar lojtarëve që ai 45 minutësh i parë në atë ndeshje nuk duhet të ndodhi më dhe nuk duhej të ndodhte. Ne jemi përgatitur të përgatisim sa më mirë skuadrën dhe jam i lumtur që po vjen kjo ndeshje për të treguar se jemi një tjetër skuadër nga ajo që treguam në ndeshjen e parë në Letoni.


Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sfida-e-kthimit-ndaj-ventspils-kostic-dua-skuader-agresive