Ora News - Nis procesi përgatitor, Rama: Asgjë nuk na pengon që punën ta bëjmë me cilësi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka nisur procesi përgatitor për hapjen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian. Në mbledhjen e qeverisë ku i pranishëm është edhe komisioneri për zgjerim Johanes Hahn, Rama tha se puna në këto 12 muaj nuk është e lehtë, por asgje nuk i pengon që ta bëjnë me cilësi.

Rama: Besoj që vendimi i marrë në një moment tejet kompleks për BE dhe në një proces intensiv ku sic dihet për arsye të dinamikave të brendshme të disa vendeve u desh një përpjekje e të gjithëve duke filluar nga komisioneri, të cilin e kam falenderuar edhe më parë. Ashtu sikundër edhe të gjithë ekipin e tij sëbashku me Mogerini dhe Presidentin e Komisionit Europian, që bënë të mundur arritjen e një zgjidhje pozitive që çliron procesin dhe duke përcaktuar një afat të qartë e bën përgjegjësinë tonë jo vetëm të plotë, por edhe të përcaktuar dhe të ndarë sipas të gjithë aspekteve të procesit në shpatullat e atyre që janë këtu të pranishëm, ministra, zv.ministra dhe sekretare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nis-procesi-screening-rama-asgje-nuk-na-pengon-qe-punen-ta-bejme-me-cilesi

Recommended