Ora News - Rikonstruksioni i memorialit të Skënderbeut gjatë sezonit turistik zhgënjen turistët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pamundësia për të vizituar vendvarrimin e Skënderbeut në Lezhë po lë të pakënaqur turistët! Cdo ditë aty gjen grupe të ardhur nga vende të ndryshme, por që nuk mund ta vizitojnë për shkak të rikonstruksionit që do ta mbajë memorialin të mbyllur deri në fund të këtij viti. Ata thonë se për punimet duhet të ishte gjetur një kohë tjetër më e përshtatshme.

Ky grup turistësh nuk e kishte dëgjuar lajmin se vendvarrimi i Gjergj Kastriot Skënderbeut në Lezhë është në rikonstruksion, ndaj u larguan të zhgënjyer.

Turist: "Donim ta vizitonim por nuk ishte e mundur. Sepse po bëhen rinovime, por nuk është koha e duhur."

Ata thonë se ndërhyrja në mes të sezonit nuk është zgjidhje e duhur.

Turist: "Ky është një sabotim i turizmit për Lezhën."

Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë, Paulin Zefi thotë se punimet mund të ishin kryer më herët ose në përfundim të sezonit turistik, por sipas tij e rëndësishme është që tashmë ky investim mjaft i domosdoshem po realizohet.

Paulin Zefi: "Koha më e përshtatshme është që punimet të nisnin në pranverë ose në fillimin e muajit shtator dhe jo në pikun e sezonit turistik por gjithsesi e rëndësishme është që ky projekt po zbatohet."

Vendvarrimi i Skëndërbeut në Lezhë do të qëndrojë i mbyllur deri në fundin e mujit dhjetor, periudhë kur të pritet të përfundojnë dhe punimet.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rikonstruksioni-i-memorialit-te-skenderbut-gjate-sezonit-turistik-zhgenjen-turistet

Recommended