Ora News - "Miqësi dhe qytetari", disa arsye pse duhet vizituar Berati

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të ftuarit në emisionin "Tonight Ilva Tare" dhanë disa arsye pse turistët duhet të vizitojnë qytetin e Beratit. Duke nisur nga miqësia, trashëgimia kulturore dhe Mali i Tomorit janë disa elemente që turistët do të përballen sapo të mbërrin në qytetin e një mbi një dritareve.

Ilva Tare: Agron, për ata që po na ndjekin cfarë do ti thojë, pse duhet të vinë në Berat?

Agron Polovina, drejtor i muzeumeve në Berat: Ka shumë arsye për të ardhur në Berat. E para do ndiheshin mirë sepse do takonin njerëz shumë miqësor. Në qytetin e Beratit do ndeshen me shembuj të rrallë dhe të niveleve ekselentë te trashëgimisë kulturore. Duke filluar që nga ansamblet e banesave, monumentgeve të kultit etj.

Ilva Tare: Ke takuar turistë vendas?

Agron Polovina, drejtor i muzeumeve në Berat: Këto 3-4 viteve, vecanërisht fundjavave Berati është destiancion jo vetëm i qytetarëve nga Tiranë, Durrësi, Shkodra, Vlora, por ka nga Prishtina, Peja, Prizreni. Këta janë vizitorë që unë i kam takuar dhe i kam pyetur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/miqesia-qytetari-dhe-mali-i-tomorit-disa-arsye-pse-duhet-vizituar-berati

Recommended