Ora News - Raporti italian për drogën, Vodo: Shqipëria nuk është më në hartën e kultivimit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy ditë pas raportit të antidroges italiane ku thekson se Shqipëria është vend origjine i kultivimit të marijuanës që furnizon tregjet italiane, zv/ministrja e Brendshme i hedh poshtë këto akuza, pasi sipas saj Shqipëria nuk është më në hartën e kultivimit të drogës.

Gjithashtu numri 2 i ministrisë së Brendshme, gjatë takimit me strukturat e policisë në Lezhë, theksoi se rezultatet në 2018 janë shumë më të mira se në 2017.

Vodo: Shqipëria nuk është më në hartën e vendeve që e kultivojnë atë. Rezultatet kanë qenë që vjet shumë të mira dhe jo vetëm që nuk jemi në mbajtjen e standardit të vitit 2017, por jemi shumë herë më mirë.

Por ndryshe nga Ministria e Brendshme, Partia Dekoratike akuzon qeverinë Rama se po tenton t?i fshehë faktet e raportit të antidrogës. Sipas demokratit Gent Strazimiri, raporti konstaton qartë se Shqipëria është vendi i origjinës të shumicës së mariuanës që kanë destinacion tregjet italiane dhe ato europiane dhe që të përfshirë në këto grupe kriminale janë edhe punonjës policie.

Strazimiri: Shumica e drogave të konfiskuara, afërsisht 95% u kapën jashtë vijës bregdetare, në ujërat territoriale dhe përgjatë kufijve detarë. Evidentohet shtrirje e aktivitetit edhe në Evropë të grupeve shqiptare. Kjo është e vërteta për cilindo që mjafton të kërkojë në google, vetë, nga telefoni, dhe më tej të bëjë thjesht veprimin e mbledhjes për të nxjerrë sasinë e drogës të nxjerrë nga Shqipëria përmes ?bravo çunave?, për në Itali, madje duke kaluar edhe nga Greqia e Mali i Zi.

Demokrati thekson që sipas analizës së autoriteteve italiane tregojnë sasia prej 90 marijuanë e sekuestruar nga autoritetet italiane nuk është prodhim më i vjetër së i 6 muajve më parë, ndryshe nga ajo çfarë pretendojnë autoritetet shqiptare.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/raporti-italian-drogen-vodo-shqiperia-nuk-eshte-me-ne-harten-e-kultivimit

Recommended