Ora News - Plazhi i Velipojës 'pushtohet' nga turistët kosovarë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndër vite është quajtur plazhi i Shkodranëve, pasi ishin ata frekuentuesit më të lartë edhe për shkak edhe të afërsisë. Por sot pa frikë mund të thuhet se Velipoja është plazhi i pushuesve të ardhur nga Kosova.

Vitet e fundit ata shënojnë fluks të rritjes së numrit të pushuesve në këtë vijë bregdetare, që në pikun e saj pret deri në 150 mijë shtetas.

Më herët kanë preferuar Durrësin dhe ujrat e Jonit, por arsyet pse kanë zgjedhur Velipojën janë për shkak të pastërtisë dhe rërës kurative.

Pushues: "Na pëlqen pastërtia e detit dhe e vendit."

E mira nuk ka fund thotë një shprehje e vjetër dhe këto pushues duke pranuar përmirësimet e bëra vit pas viti, kërkojnë ende më shumë.

Turistët duan më shumë investime në infrastrukturë pasi rrugët e plazhit kanë ende probleme.

Pushues: "Rrugët nuk i kanë ndërtuar, janë me baltë."

Sot në brigjet më veriore të Adriatikut, shfrytëzohen vetëm 4 kilometra plazh, nga 14 që ka në total Velipoja. Të lakmuara për pushuesit janë skajet e saj, grykëderdhja e Bunës, Rrjolli dhe Viluni.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/plazhi-i-velipojes-pushtohet-nga-turistet-kosovare

Recommended