Korçë, hajdutët vjedhin kabujt elektrikë, zonat ngelin pa energji elektrike
  • 6 years ago
Prej kohësh vjedhjet dhe grabitjet në qarkun e Korcës janë kthyer në një shqetësim serioz për banorët. Më herët shënjestra e hajdutëve kanë qënë banesat dhe bizneset e ndryshme të qytetit.

Tashmë skema e tyre ka ndryshuar, duke synuar vjedhjen e kabllove elektrikë. Kryesisht hajdutët priren të vjedhin kabllot në periferi të qytetit si edhe në akset nacionale. Autorët i kryejnë vjedhjet në orët e vona të natës në mënyrë që ti shmangen syrit të banorëve dhe të mos identifikohen nga policia.

Pasojat e këtyre vjedhjeve janë të shumta, ku shumë lagje kanë mbetur pa energji elektrike, ka raportuar për Report Tv gazetarja Iris Rezhda. Nga ana e policisë së Korçës po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Problem ngelet gjykimi nga Prokuroria, pasi edhe ata autorë të kapur janë liruar.
Recommended