Debati për Teatrin: Balla: Kuvendi autorizon proçdurën për negociata

  • 6 years ago
Nga foltorja e kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se godina e Teatrit Kombëtar do të bëhet. Sipas Ballës e gjithë kjo tymnajë e ngritur nga Luli dhe Saliu nuk është për Teatrin Kombëtar, ata nuk kanë hallin e teatrit. ?Problemi i Lulit e Saliut me shokë është se ata e shohin automatikisht çdo lajm të mirë për shqiptarët si një lajm të keq për opozitën, sikurse një javë më parë patë lajmin e mirë për negociatat?, tha Balla.

Gjithashtu Balla në fjalën e tij ka renditur edhe njëherë të gjitha rastet kur opozita ka protestuar për të gjitha projektet e mëdha në kryeqytet, të cilat më vonë janë kthyer në histori suksesi.

Recommended