Ora News- Shehi: Ligji për teatrin turp! Arta Marku, motra e vogël e atij që ishte përpara

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ligji për teatrin është një trup dhe si i tillë nuk do të votohet nga opozita. Kreu i LZHK, Dashamir Shehi dhe aleati i PD tha ditën e nesërme ky ligj do të denoncohet brenda në parlament dhe do të protestohet jashtë parlamentit.

Dashamir Shehi: Nuk do ta votojmë, kjo është e parë e punës. Por besoj se idesë së opozitës do ti bashkohen edhe mijëra qytetarë jashtë parlamentit që ti kutjojë kësaj qeverie që kjo është një avanturë, le që është një trup, një vjedhje e pastër.

Nuk do të ndodhë ndonjë hata e madhe, ne do të denoncojmë një aferë korruptive brenda parlamentit dhe do të protestojmë jashtë parlamentit për ti kujtuar shqiptarëve që nëse do të vazhdojnë të durojnë këtë dhunë nuk është çudi që ky me gjithë bandën e vetë ti vijë ti marrë shtëpinë dhe ti thotë që kjo është e imja se do ta bëj kullë.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Shehi foli edhe për Arta Markun, për të cilën tha se e ka humbur legjitimitetin e saj, pasi në 6 muaj në detyrë nuk ka bërë asgjë.

Dashamir Shehi: Kjo e ka humbur legjitimitetin sepse ka 6 muaj që rri atje dhe nuk ka bërë kurrgjë. Nuk kemi parë një kriminel në burg, nuk kemi parë një të korruptuar brenda. Çfarë ka bërë?! Këtu kemi një qeveri që po vjedh, ka 5 vjet që është. Le të marrë dhe ata që kanë qenë më parë, sepse për atë është vënë. Po kjo është trup i madh. Kjo është motra e vogël e atij që ishte përpara.

Për reformën në drejtësi ai tha se ajo ka shkuar prapa, pasi as Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale.

Dashamir Shehi: Reforma në drejtësi ka shkuar prapa. Ishim një shtet që kishim Gjykatën Kushtetuese, jo shumë të keqe. Pse them jo shumë të keqe? Sepse pati kurajon që për çështjen e Greqisë ti thoshte jo qeverisë që ishte në atë kohë. Sot nuk kemi asgjë. Nesër ne duam të ankohemi për ligjin për teatrin, ku do të shkojmë? Ky është një shtet që nuk është më shtet. E megjithatë nese do të kishim gjetur një ekulibër për ligjet, mos kishim këtë dhunë nga shumica derisa të mbusheshin këto vakanca. Këta vazhdojnë bëjnë ligje nga më të dhunshmet. E di pse e bëjnë këtë të teatrit me ligj? Sepse e dinë që nuk ka ku ankohet. Ç'nevojë ka për teatri për tu bërë me ligj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shehi-ligji-teatrin-turp-arta-marku-motra-e-vogel-e-atij-qe-ishte-perpara

Recommended