Report Tv - ‘A vdiq ai?' Shfaqja e fundit në Teatrin Kombëtar, regjisori e aktorët pro godinës së re

  • 6 years ago
?A vdiq ai??, kjo komedi e Mark Twain do të jetë shfaqja e fundit që do të ngjitet në godinën e vjetër të Teatrit Kombëtar, e cila me këtë premierë do të mbyll edhe misionin e saj historik. Ndërsa pritet të vihet në jetë zbatimi i projektit për Teatrin e ri Kombëtar i arkitektit të famshëm danez Bjarke Ingels, shfaqjet do të vendosen tek Qendra e Artit TURBINA.

Trupa e kësaj komedie e përjeton me nostalgji kujtimin e fundit nga ?shtëpia e vjetër? e teatrit shqiptar, por regjisorin e komedisë Andis Gjoni nostalgjia nuk e pengon që të ëndërroj një godinë të re teatri.

Kjo pjesë përkon edhe me humorin e pjesës dhe të komedisë që titullohet ?A vdiq ai? i shkrimtarit të famshëm Mark Twain. Kështu që do të jetë një moment nostalgjik ndoshta për dashamirësit e teatrit, para se të shkojmë në një teatër të ri. Dhe po ngjitet në skenë në një moment kur po diskutohet shumë për shembjen e teatrit të vjetër dhe ngritjen e një teatri të ri. Do jetë një moment nostalgjik ndoshta për dashamirësit e teatrit, që ta shohin këtë shfaqje përpara se teatri të mbyllet dhe të jenë gati për shfaqjen e parë në një teatër të ri.

Regjisori Andis Gjoni

Recommended