Shfaqja “Galaksia” premierë në Teatrin Kombëtar më 7 shkurt - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Arti kundër Pushtetit? ky fenomen i hershëm e kompleks, do të trajtohet në premierën ? Galaksia?, e cila do të çel sezonin artistik në Teatrin Kombëtar.
Shfaqja e bazuar në librin e autorit bashkëkohor anglez Haward Barker, na çon në Venecian e viteve 1570, kur zhvillohet lufta e Lepantos, mes Perandorisë Osmane dhe Botes se Krishterë.
Pushtetarët e Venecias kërkojnë nga Galaksia, një piktore e jashtëzakonshme, të rrëfejë me artin e saj triumfin e venecianëve kundër turqve.
Por sot, a e ndikon pushteti artin?
ROVENA LULE KUKE REGJISORE
Nuk di të them që sot ka një trysni, këtë lloj trysnie, por patjeter që kuti pushteti ndikon se per nje veper x nuk ke buxhetin y por patajetr para viteve 90 kjo ka qenë super e pranishme në çdo gjë, ti duhet ta beje veprën ashtu siç jepej urdhri nga sipër. Olta Daku, e cila interpreton rolin kryesor, Galaksian, shprehet se ky personazh kompleks i jep zë rebelizmit të shumë artistëve.
OLTA DAKU AKTORE
Patajetër Lufta mes pushtetit dhe artistit është e paevitushme në çdo kohë që ne jetojmë. Gjithjmone artitsi duhet t?ja dale për të liutuar në një menyrë të re.
Mungesa e fondeve, e skenave mjaftushem te mira a eshte nje lufgte mes artit dhe pushteit sot? Absolutisht qe po mendoj se skena ka pak dhe fondet janë të pamjaftueshme dhe shpresoj shumë të rregullohet. Vepra, e cila do të luhet nga një kast i mirënjohur aktoresh si Rajmonda Bulku, Neritan Liçaj, Bujar Asqeriu, Lulzim Zeqja, dhe aktorë të rinj do të ngjiten në skenë në 7 Shkurt .

Recommended