“Vdiq mbreti, rroftë mbreti” premierë në Teatrin Kombëtar - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pedonalja e Tiranës është rruga ku do të zhvendosen aktivitetet e kësaj fundjave, edhe pse shumica e tyre janë alternativa të vjetra. E vetmja premierë është ajo e Teatrit Kombëtar, që me këtë shfaqje hap dyert për publikun.



Është një dramë shqiptare, shkruar nga Ferdinand Hysi që vjen nën regjinë e Elma Dorezit dhe interpretimin e një kasti aktorësh si Bujar Asqeriu, Rajmonda Bulku e Sokol Angjeli.



Komedia ?Boing Boing? vijon rrugëtimin deri në fund të muajit në teatrin Eksperimental ?Kujtim Spahivogli?, ashtu sikurse edhe tre ekspozitat e çelura që në muajin dhjetor në Galerinë Kombëtare të Arteve.



Teatri i Metropolit dhe ai i kukullave nuk janë ende gati për të nisur sezonin e ri. Shfaqjet e para, që po ashtu nuk janë tituj të rinj do të nisin në këto teatro fundjavën tjetër.

Recommended