Raporti i DASH, reagon Fatmir Xhafaj: Qeveria, prioritet luftës kundër qenieve njerëzore

  • 6 years ago
Pas Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit se Shqipëria nuk përmbush standardet minimale në luftën kundër trafikut njerëzor, ka reaguar Ministri I Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në konferencën kundër skllavërimit të dhe trafikimit të personave, Xhafaj shprehet se qeveria ka ndërmarrë disa hapa kundër këtij fenomeni.

Qeveria shqiptare e ka vendosur luftën kundër trafikimit të personave si një nga prioritetet e saj, duke e fokusuar këtë luftë jo vetëm në goditjen e veprimtarisë kriminale, por edhe në bashkërendimin e forcës për parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit. Realizimi i këtij prioriteti nuk mund të përmbushet nga një qeveri apo shtet i vetëm pa forcimin dhe bashkëpunimin në nivel kombëtar dhe atë rajonal. Është përgjegjësia e gjithësecilit prej ne për të marrë hapat e duhur për asgjësimin e këtij fenomeni, për të ndërmarrë hapat e duhura se për hir së të vërtetës edhe ne si qeveri edhe të gjithë aktorët e tjerë kanë ende shumë në këtë aspekt.

Shqipëria i bashkohet përpjekjeve globale në luftën kundër trafikimit tashmë dhe duke përkrahur dhe u bërë pjesë e iniciativës së Kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar znj.Thereza May, ?Thirrje për veprim?, një ish-ministre e Brendshme shumë e suksesshme britanike për t?i dhënë fund punës së detyruar, skllavërisë moderne dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Shpreh bindjen se ky angazhim i yni përbën një hap tjetër me rëndësi në angazhimin tonë për eleminimin e fenomeneve negative, si dhe për nxitjen e ndryshimeve në nivel global.

Recommended