Ora News - Përplasja me armë në Kinostudio: 2 në kërkim, një i arrestuar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 29 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmë në rrugën "Aleksandër Moiiu".

Policia thotë se dy persona kanë qëlluar ndaj vëllezërve Rivelino Mumajesi, 36 vjeç, Juxhin Mumajesi, 24 vjeç dhe Ibrahim Durollari, 28 vjeç. (me precedentë kriminal për vepra të ndryshme penale).

Nga specilistët për hetimin e krimeve ndaj jetës dhe pronës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : - Ervis Bano, 29 vjeç, banues në Tiranë (për veprën penale ?Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal).

23 te shoqeruar
Nga veprimet e tanishme hetimore në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar 9 gëzhoja të qitura nga armë zjarri të llojit pistoletë të përdorura nga autorët.

Janë shoqëruar në ambientet e policisë 23 persona, informon policia e Tiranes

Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/perplasje-me-arme-ne-kinostudio-2-ne-kerkim-nje-i-arrestuar

Recommended