Abuzimet me paratë e studentëve, KLSH nis auditim: 600 milionë lekë janë shpenzuar për 'roje'

  • 6 years ago
Nga data 1 shtator 2017 deri më 13 qershor 2018 janë monitoruar të gjithë transaksionet financiare të universiteteve publike në vend, prej së cilave janë zbuluar shkelje lidhur me fondet e tyre. Në një tryezë diskutimi, drejtori Ekzekutiv i Qendresa Qytetare, Rigels Xhemollari bëri me dije disa prej abuzimeve të bëra me fondet e studenteve.

Janë shpenzuar 1 miliardë lekë të vjetra, flas gjithmonë për restaurim ndërtesash. Është blerë një makinë Hyndai, 76 milionë lekë të vjetra nga Universiteti i Elbasanit. Ruhen me 600 milionë lekë të vjetra për këtë periudhë, këto godina me betonarme me student brenda.

Rigels Xhemollari, drejtori Ekzekutiv i Qendresa Qytetare
Sakaq, monitorimi konstaton se janë shpenzuar zero lekë për studime dhe kërkime shkencore të studentëve. Po ashtu edhe për bursa. Xhemollari tregon abuzimet e fondeve edhe me faturat e ujit të pijshëm.

Universiteti i Elbasanit pi 10-fishin e ujit të Universitetit të Tiranës. 54 milionë lekë të vjetra për ujë, ndërsa universiteti i Tiranës dhe Durrësit 3-4 milionë. Mos ka ndonjë lavazh afër universitetit, se ne nuk e dimë.

Rigels Xhemollari, drejtori Ekzekutiv i Qendresa Qytetare

Recommended