Intervista e plote e Sali Berishes per Tv Klan

  • 6 years ago
Zoti Berisha, kur ka mbetur vetëm një javë nga vendimi i BE për negociatat për Shqipërinë, ka njoftime të ndryshme për qëndrimin e vendeve skeptike. Ju a keni informacione nga kanalet tuaja të komunikimit, se cili do të jetë vendimi i Gjermanisë, i Holandës dhe i Francës?

"Tashmë qëndrimet po bëhen të qarta. Së pari, Gjermania ka vendosur një dekalog kushtesh për hapjen e negociatave me Shqipërinë, ndërkohë ka miratuar pranimin dhe hapjen pa kushte të negociatave me Maqedoninë. Holanda nuk ndalet fare, sepse e konsideron tërësisht të papërgatitur Shqipërinë për hapjen e negociatave. Në qoftë se gjermanët nga 5 detyra shtëpie, kalojnë tashmë në 10 detyra shtëpia, të cilat janë:

1 -Votimin e Reformës Zgjedhore; 2-Vettingun e gjykatësve dhe prokurorëve të Apelit; 3-Ndjekjen penale të të gjithë gjykatësve dhe prokuroreve që gjenden në shkelje të ligjeve gjatë vettingut; 4-Zhdukjen e mbjelljes së drogës nga vendi dhe tregtisë së saj; 5- Luftën me rezultate konkrete të krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve; 6-Ngritjen e SPAK; 7- Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë; 8-Ndëshkimin e zyrtareve të lartë për korrupsion dhe trafiqe; 9-Zbatimin e reformës zgjedhore; 10-Funksionimin e shtetit ligjor.

Pra nga 5 kushte që kishte Shqipëria, nga Këshilli i Ministrave, sot janë vendosur 10 kushte.

Holanda. Parlamenti holandez me një term ushtarak, të pazakontë në komunikim, urdhëron qeverinë e tij që të bllokojë hapjen e negociatave me Shqipërinë. Dhe ajo që është shumë interesante, Amsterdami thotë se studimi i raportit të Komisionin Europian është i mjaftueshëm për Holandën, e cila absolutisht nuk e bën për probleme të brendshme të vetat, por e bën për parimësinë e standardeve që duhet të plotësohen.

Unë u kujtoj shqiptarëve, Holanda është një vend mik, i pari vend që ka mbështetur pa asnjë rezervë heqjen e vizave për shqiptarët, sepse krimi shqiptar në Holandë ishte inekzistent, ndërsa sot është omnipotent, sepse kishte korrupsion, por kishte një luftë serioze.

Së fundmi, Franca është absolutisht e prerë në qëndrimin e saj, është kundër hapjes së negociatave edhe për Shqipërinë edhe për Maqedoninë, ndërsa për Shqipërinë krimi është problemi numër 1; krimi në parlament, në administratë, në rrugë, krimi ndërkombëtar, lidhjet e ministrave dhe qeveritarëve me krimin, sikundër në të vërtetë, me rëndësi të jashtëzakonshme për Francën janë azilkërkuesit shqiptarë, të cilët vetëm 3 muaj të këtij viti ishin dy herë më shumë sesa vendi i dytë me azilkërkues më të shumtë në këtë vend.

Çfarë po ndodh këto ditë konkretisht? Tani po përpiqen të shpëtojnë Maqedoninë dhe e kanë veçuar komplet Shqipërinë nga Komisioni dhe Këshilli, si të pashpresë. Dhe Maqedonisë, duan t?i japin hapjen e negociatave, sepse në të vërtetë, Maqedonia ka shumë herë më pak probleme me ligjin se çka Shqipëria. Maqedonia është vendi i zonave ekonomike të lira më të suksesshme në rajon dhe ndër më të suksesshmet në Europë, të cilat nuk arrihen kurrë pa funksioni...

Recommended