Denoncimi i gruas në BOOM: ZVRPP Korçë më ka hequr 15 metra katrorë nga shtëpia

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "BOOM" udhëtoi drejt Korçës për sjellë denoncimin e familjes Shkira. Andoneta Shkira akuzon ZVRPP Korçë se i ka hequr 15 metra katrorë nga shtëpia në planin e ri të rilevimit.

Andoneta Shkira: Kam nje shtepi mbi 100 vjeçare me te gjithe dokumentacionin perkates. Ankohem pasi ne kompjuter, ne regjistrin dixhital, kam 15 metra katrorë me pak. Kujt ia kane dhene, te gjithen e bejne specialistet. I pyeta se çfarë dokumenti me mungon, me thane per nje pagese per 15 metra2, bera pagesen, bera kerkesen. Nuk me erdhi pergjigje. Pas 3 muajsh iu thashe qe do sjell televizorin dhe mora nje pergjigje por pa zgjidhje. Une po jetoj me qira ne Tirane pasi kjo shtepia po me bie dhe dua te drejten time.

BOOM kontaktoi me regjistruesin e ZVRPP Korçë dhe komunikimi është ky me poshte, ku na kërkohet kërkesë me shkrim.

Regjistruesi ZVRPP Korçë: Përshëndetje! Për rastin e Kostandin Shkirës, ka përgjigje zotëria ku ka bërë aplikimin, i është kthyer përgjigja nga Zyra dhe i është kërkuar të bëjë planin e rilevimit në bazë të nenit 30 të ligjit 30/2012 të pasurive të paluajtshme për të korrigjuar hartën, kërkes që ky se ka plotësuar.

Gazetarja: Jo, ai e ka depozituar planin e rilevimit. Pse duhet të marri një plan rilevimi të ri kur i ka dalë certifikata që në 2004-ën?

Regjistruesi: Ma bëj kërkesën me shkrim dhe të të kthej përgigjë.Ma bëj rastin e Kostandin Shkirës, ma bëj kërkesën me shkrim, ta jap dhe ai e ka një përgjigjë nga Zyra. Ma bëj si kërkesë, drejtuar nga Emisiomi Boom dhe të të kthej përgjgjë unë pastaj zyrtarisht.

Gazetarja: Drejtor, ideja është që për sa kohë që ti ke një kartelë të pasurisë së paluajtshme të vitit 2011 dhe ke një certifikatë pronësie të lëshuar që në 2004-ën me 85 metra katrorë dhe 62.6 metra ndërtim, ça plani rilevimi do?

Regjistruesi: Tani, të lutem, unë mund të rri dhe të ta sqaroj tani, por ma bëj kërkesën me shkrim dhe të ta kthej përgjigjen zyrtarisht.

Gazetarja: Po ideja është që, kjo është ajo që nuk i është shpjeguar zotërisë dhe kjo është arsyeja pse është drejtuar tek ne.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/denoncimi-i-gruas-ne-boom-zvrpp-korce-me-ka-hequr-15-metra-katrore-nga-shtepia

Recommended