Njihuni me historinë e veçantë të gruas që nuk e ka hequr kurrë kapelen

  • 4 years ago
Kjo është historia e zonjës që nuk e ka hequr kurrë kapelen
Violeta Mita Bejleri është sot 77 vjeç, por gjatë gjithë jetës së saj, ka qenë aq e lidhur me të bukurën, sa vendosi që veshjen e saj ta pagëzonte përjetësisht me këtë aksesor, duke mbledhur kështu një koleksion të konsiderueshëm kapelesh. Në një intervistë në studion e ?? Rreze Dielli?? ajo tregoi historinë saj, të mbushur me frymëzim dhe shpresë.

Edhe sot, Violetës i pëlqen shumë të vishet e të mbahet. Thotë që e ka si një lloj psikoterapie këtë gjë, ndaj dhe ndërrohet dy-tre herë në ditë, gjithmonë e kombinuar nga maja e këmbës, deri tek kapelja.
?? Po nuk u kombinova unë nuk dal as tek buka, gjërat e thjeshta jo kështu kaq klasike, por prap me kapele. Kapelja është me mua gjithmonë, dhe të thash e kam trashëguar dhe dahurinë, dhe të gjithë miqtë, nusja, të gjithë më sjellin kapele, më dhurojnë. Dhe nga Belgjika madje, një beretë të bukur, edhe atë e kombinova, jeshile është ajo. Kështu që mua më punon mendja sit ë kombinoj, sit ë vishem, por I kam në mendje, s?ka nevojë të lodhem shumë. I kam të gjitha nuancat ?. I kam vërtet qejf dhe janë bërë njësh me mua tani. Unë kam numëruar 60, në atë vend që është bërë si një garderobë e vogël, kam dy kuti që I kam mbuluar me një vello se ka pluhur?? , shprehet ajo.

Recommended