Report Tv - Lamar në 'Botërori + ': Jam në lidhje me një shqiptar, nuk i përket showbizit

  • 6 years ago
Sot në Botërori + ishte e ftuar speciale këngëtarja marokene Lamar e cila ka dhënë disa detaje nga jeta e saj private si dhe mendimin e saj për futbollin.

E ftuar një muaj më parë në emisionin Rreze Dielli, në Report Tv, këngëtarja tha se do një burrë shqiptar, ndërsa sonte po në studion e Report tv ajo pohoi se e ka gjetur. Ajo gjithashtu këndon diçka live në ekranin e Report Tv.

Para disa kohësh ke thënë që do një burrë shqiptar e ke gjetur?

Së pari dua të sqaroj që nuk kam thënë që kam ardhur në Shqipëri për tu martuar. Më kanë pyetur nëse do të doje të martoheshe me një burrë shqiptar dhe unë jam përgjigjur pse jo. E kam gjetur. Jam në një lidhje me një shqiptar. Kam ardhur për qejf për të kënduar këtu në Shqipëri.

A i përket botës së artit?

Jo. Nuk i përket botë së shoëbizit. Është shumë larg botës së artit.

Recommended