Ora News - Balliu për Mazrekun: U dekorua një bandit dhe kriminel, fyerje për familjen Hajdari

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Goditje ndaj sistemit demokratik por edhe ofendim ndaj familjes së Azem Hajdarit.

Kështu e ka cilësuar deputeti demokrat, Klevis Balliu dekorimin, Qytetar Nderi të Gafur Mazrekut nga këshilli bashkiak i Hasit.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Balliu tha se qeveria e Ramës me këtë akt i dha goditjen përfundimtare për ti shpallur luftë sistemit demokratik.

Balliu: Se është i tillë. Azem Hajdari nuk është thjesht një individ, ai përfaqëson një moment të jashtëzakonshëm të vënies së sistemit demokratik në vend. Është dëshmor i demokracisë në vend. Ishte atentatori, një bandit, një kriminel që sot u dekorua vetëm për një arsye, e cila është urrejtja e kësaj mazhorance ndaj opozitës dhe sistemit demokratik sepse të godasësh figurën e Azem Hajdarit do të thotë të godasësh sistemin demokratik.

Për të mos folur për faktin se është një ofendim i jashtëzakonshëm për familjen e Azem Hajdarit, për Fatmira Hajdarin, e cila u desh të rriste tre fëmijë pa burrin e saj, për fëmijët e z.Hajdari të cilët u rritën pa baba dhe për çdo shqiptar që do demokracinë dhe të drejtën e fjalës.

Ky dekorim tregoi degradimin final të Partisë Socialiste. Pasi kanabizuan një vend të tërë, pasi sot po bashkëqeverisin me banditë, kriminelë, familje mafioze, pasi duan të shembin çdo pjesë historike apo traditë të Shqipërisë, sot dhanë dhe goditjen përfundimtare për ti shpallur luftë sistemit demokratik njëherë e mirë, në emër të etërve të tyre shpirtërorë që janë Enver Hoxha, Sul Bushati, i ati i Ditmir Bushatit, Kristaq Rama, i ati i Edi Ramës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/balliu-mazrekun-u-dekorua-nje-bandit-dhe-kriminel-fyerje-familjen-hajdari

Recommended