Ora News - Çështja çame, Idrizi: Heshtja ka pllakosur “trimëroshët” e politikës shqiptare

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka shpërthyer në kritika ndaj politikës shqiptare duke theksuar se edhe pse fqinjët grekë kanë shtrirë duart deri në Tiranë, ata i ka pllakosur heshtja duke tradhtuar interesat e vendit tonë. Deklaratat e Idrizit, erdhën në një aktivitet të Shoqatës Çamëria, ku dekoroi me certifikatë mirënjohje disa personalitete të politikës dhe shoqërisë civile. Mes tyre ish-presidentët Moisiu dhe Nishani.

Duke folur në një aktivitet që hapi javën çame, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, adresoi kritika të forta ndaj partive politike shqiptare, duke theksuar se ata po tradhtojnë vendin dhe kanë mbyllur gojën për çështjen Çame.

Idrizi tha se Greqia ka shtrirë duart deri në Tiranë, ndërsa politika shqiptare hesht.

Shpëtim Idrizi: "Fatkeqësisht u ndeshëm me tradhëtinë e rradhës. Duart e fqinjit të përfshira në krim për fat të keq u zgjatën deri në Tiranë. Sot heshtja i ka pllakosur trimëroshët e politikës shqiptare që i gafurren njëri-tjetrit të dehur pas pijes së pushtetit dhe zhburrërohen dhe të mbesin në dorë sa herë që ulen përballë Greqisë".

Në kuadër të javës çame, e cila starton nga data 18 deri me 23 qershor, Shoqata Çamëria ka dekoruar në shenjë mirënjohje disa personalitete të shquara në politikë dhe shoqërinë civile, mes tyrë ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Bujar Nishani.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ceshtja-came-idrizi-heshtja-ka-pllakosur-trimeroshet-e-politikes-shqiptare

Recommended