Ora News - Pogradeci çel sezonin veror, panaire dhe argëtim për çdo moshë buzë liqenit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pogradeci pret mijëra turistë në çdo stinë, por numri i pushuesve buzë liqenit është shumë më i lartë gjatë muajve të verës. Qyteti çeli këtë të shtunë sezonin veror me një larmi aktivitetesh për çdo moshë. Kryebashkiaku Kapri foli për përmirësim të kushteve për turistët dhe banorët.

Me aktivitete të shtrira përgjatë liqenit, Pogradeci çeli këtë të shtunë sezonin e ri veror përgjatë të cilit synon të presë mijëra turistëve nga vendit e bota.

Panaire gatimi, punime artizanale, ekspozita, lojëra dhe argëtim për të rritur e fëmijë shënuan nisjen e stinës së ngrohtë për qytetin që turistë në fakt pret në çdo kohë.

Kryebashkiaku, Eduard Kapri, tha se janë marrë masa për një sezon turistik të suksesshëm duke përmirësuar kushtet jo vetëm në funksion të turistëve por edhe banorëve të Pogradecit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pogradeci-cel-sezonin-veror-panaire-dhe-argwtim-pwr-cdo-moshw-buzw-liqenit#.WyVH6QRudec.facebook

Recommended