Ora News - Vajza i kërkon rrugë për tek 7 liqenet e Lurës, Rama: Të bëjmë një pistë helikopterësh!
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkëbisedimi i kryeministrit Edi Rama me banorët e Lurës kaloi jo pa debate.

Një vajzë e re, aktiviste e organizatës mjedisore Ecovolis ngriti shqetësimin për shpyllëzimin e maleve të Lurës dhe shkatërrimin pa kriter të masivit të pishave në këtë zonë me potenciale të jashtëzakonshme turistike.

Një tjetër shqetësim i ngritur prej saj ishte edhe mungesa e rrugës, duke i kërkuar që nëse bëhet projekti të parashikohet që të shkojë deri tek 7 liqenet e famshme të Lurës.

Kryeministri Rama përqafoi idenë e rrugës por tha se duhet të jemi realistë pasi mundësitë në buxhet janë të pakta.

Vajza: Këtu po, është bukur, ngjan bukur por nëse ngjitesh lart është një katastrofë mjedisore. Rruga do 2 orë në këmbë për të ecur apo 1 orë e gjysmë me makinë që kur të zbresin poshtë janë të shkatërruara. Megjithatë nëqoftëse do bëhet projekti i rrugës, kini parasysh që të shkojë deri tek 7 liqenet sepse ato janë perla.

Rama: Përsa i përket atyre që duhen bërë këtu, unë e di. E di mirë që janë shumë gjëra që duhen bërë, jo vetëm këtu por në gjithë Shqipërinë. Ajo që ka rëndësi është që të bëhen me rradhë duke ditur me ekzaktësi se kush e ka rradhën në fillim e kush e ka mbrapa se të gjitha njëherësh nuk bëhen dot. Duke bërë gjënë e duhur sipas rradhës të krijohen energji si rezultat i gjërave që bëhen dhe më pas të shohim për më tutje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vajza-i-kerkon-rruge-tek-7-liqenet-e-lures-rama-te-bejme-nje-piste-helikopteresh
Recommended