Veliaj: Dëgjesa me artistët, pozitive - News, lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka marrë pjesë në një prej konferencat më të rëndësishme të arkitektëve dhe urbanistëve e cila u zhvillua dje në kryeqytetin çek, Pragë. Ai diskutoi mbi zhvillimin urban dhe impaktin e drejtpërdrejt në cilësinë e jetesës së qytetarëve.





?Më vjen mirë që gjithë ky vlerësim për Tiranën, mënyra si është gjallëruar qyteti, vjen edhe pas diskutimeve që kemi filluar me artistët për teatrin. Jam i bindur se në qoftë se me të njëjtën dashamirësi që po na sheh bota dhe që po na fton çdo javë të tregojmë historinë tonë të transformimit, ndërkohë që javën tjetër presim rezultatin e çmimit për sheshin ?Skënderbej?, të kishim edhe këtë dashamirësi për njëri-tjetrin, që ndajmë një qytet, një hapësirë ku kemi lidhur jetën, mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme?



Kryebashkiaku i Tiranës shtoi se ndihet i inkurajuar nga dëgjesa e zhvilluar dy ditë më parë me komunitetin e artistëve dhe regjisoreve për çështjen e teatrit dhe shtoi se kjo është një mundësi për t?i dhënë Tiranës dhe gjeneratës së re një teatër dinjitoz.



?Jam shumë i inkurajuar nga dëgjesa që patëm me aktorët sepse patëm një ulje tensioni, lamë mënjanë mëritë e vjetra, nisëm një faqe të re të diskutimit. Nëse me këtë mirësi mendojmë si të shfrytëzojmë një shans fantastik për t?i dhënë Tiranës një teatër të ri, duke lënë mënjanë cic-micet e duke menduar për të mirën e përbashkët, që pas 20-30 vitesh të jemi krenarë që kur kishim vendimmarrjet në dorë, morëm një vendim të drejtë për ta modernizuar qytetin, siç po bëjmë edhe në fusha të tjera?



Veliaj theksoi se kryeqyteti është duke rikuperuar në këto tre vite kohën e humbur. Ai vlerësoi se Tirana vazhdon të jetë një shembull në Europë, ku po vlerësohet në shumë prej nismave të saj të transformimit.
Recommended