Rama: “Paketa fiskale, efekte pozitive” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë të shtunë disa ndërmarrje të cilat përfitojnë nga ulja trefish e taksës. Shefi i qeverisë është shprehur se nuk do t?iu duhet më të paguajnë njerëz për të fshehur numrat e xhirove të tyre, siç ka ndodhur më parë me rregullat e taksimit. Kryeministri rama tha se shumë biznese që kanë patur një xhiro nga 80-110 milionë lekë të vjetra kanë fshehur të ardhurat dhe kanë bërë deklarim të gënjeshtër. ?80 mln lekë të vjetra dhe me ato që bëhen sikur të numërohen, sepse po të numëroheshin dilnit sipër. Në fakt e gjithë kjo fashë nga 80-110, është një fashë ku të gjithë i keni fsheh. Nuk keni pse të paguani njerëz se si të fshehin numrat. Atyre çunave do ua rrisësh rrogën? Ka potencial të madh punësimi me zanate të mirëfillta. Ne e presim me shumë interes këtë vit. Kapërcimi i madh nga 5 në 15% taksë, si pasojë ul edhe kostot e llogarive fallso dhe nuk do të jetë më e nevojshme të fshihen dhe as të bëhen dy bilance. Ulja trefish e taksave do t'i japë fund edhe deklarimeve të gënjeshtërta të një pjese të madhe të biznesit, si edhe kostove për të mbajtur dy bilance" Në një tjetër biznes mesazhi i ramës ishte i njëjtë. Mes tjerash Rama theksoi se është koha, që edhe punonjësit e këtyre ndërmarrjeve të përfitojnë rritje pagash pas masave të ndërmarra.