Report Tv - Lobimi në Gjermani, Meta i kërkon Presidentit të Bundestagut hapjen e negociatave

  • 6 years ago
Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë vizitës në Gjermani zhvilloi një takim me Presidentin e Bundestatug Wolfgang Schäuble. Presidenti Meta vlerësoi rolin dhe angazhimin e Gjermanisë në drejtim të integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Duke iu referuar progresit të bërë në përmbushjen e prioriteteve kyçe, Presidenti Meta, theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme që do të kishte një vendim pozitiv i Bundestagu gjerman në favor të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Çelja e negociatave vetëm do të na ndihmonte më shumë për të adresuar më mire të gjitha prioritetet dhe përmbushur standardet dhe kriteret e nevojshme, si dhe do të jepte një sinjal shumë pozitiv për të gjitha forcat në rajon

Presidenti Meta

Recommended