Ora News - Starton produksioni i Botërorit, çdo mbrëmje në orën 22:00 në ekranin e Ora News
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

RTV Ora News nisi mbrëmjen e djeshme edhe produksionin më të ri sportiv, atë për kampionatin Botëror të Futbollit, një transmetim që do të shoqërojë teleshikuesit çdo mbrëmje nga ora 22.00 deri pas mesnate.

Në drejtimin e moderatorëve Gert Çarçani dhe Stela Kotrri dhe një paneli të përzgjedhur të ftuarish, starti i produksionit të Botërorit nisi menjëherë me ritmin e madh të një debati që gjithmonë përfshin një event të tillë.

Në një skenografi tërësisht të ri, batutat nuk munguan dhe do të jenë gjithmonë prezente çdo mbrëmje në ekranin e Ora News. Një staf i madh do të jetë në dispozicion të një transmetimi të tillë që do të shoqërojë të gjithë teleshikuesit në ditët e Botërorit deri në finalen e madhe të 15 korrikut kur do të ulë edhe siparin.

Në studion e Botërorit "Rusi 2018" do të ketë cdo mbrëmje një ftesë për të gjithë, pasi vetë Botërori gjatë gjithë këtij muaji është menu e parë për çdo shtresë. Ky show sportiv nuk shmangi kurrsesi edhe orientimin informativ dhe analitik në lidhje me atë që serviret në këtë fazë finale, në ndeshjet e për çdo ditshme.

Shumë risi e supriza të tjera do të vijojnë në netët në vijim në ekranin e Ora News, në këtë emision njëmujor për të sjellë atmosferën, debatin, batutat, lojërat, surprizat dhe cdo gjë tjetër servir Botërori në ekranin e Ora News.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/starton-produksioni-i-boterorit-cdo-mbremje-ne-oren-2200-ne-ekranin-e-ora-news