Ora News - Një shtëpi e pabanuar mban peng rrugën e plazhit të Vjetër në Vlorë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rruga e plazhit të Vjetër në Vlorë duhet të ishte gati për pushuesit, por investimi i cilësuar si shumë i rëndësishëm ende nuk ka përfunduar.

Kjo është gjendja në një pjesë të segmentit, ku ujërat e zeza kanë dalë sipër dhe vetëm disa tabela tregojnë rrezikun me të cilin përballen ata që udhëtojnë në këtë rrugë natën.

Një godinë e pabanuar mësohet se pengon vazhdimësinë e projektit. Bashkia e Vlorës nuk ka arritur të gjejë zgjidhjen për shpronësim.

Banor: "Kjo rrugë duhet të bëhet, këta po e vonojnë kot."

Gropa e hapur dhe e lënë ashtu kthehet në rrezik serioz në mbrëmje, pasi në zonë mungon ndriçimi.

Banorët kërkojnë ndërhyrje pasi thonë se ndjehen në rrezikuar.

Banor: "Shteti të mbyllë gropat se do të marrë në qafë djemtë e nënave. Mbylleni këtë varr."

Rruga ishte parashikuar të ishte gati para çeljes së sezonit turistik, por siç duket ajo do të mbetet edhe për disa kohë një prej akseve problematike në qytetin bregdetar të Vlorës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/nje-shtepi-e-pabanuar-mban-peng-rrugen-e-plazhit-te-vjeter-ne-vlore

Recommended