Ora News - Bypass-i i Fierit dhe Vlorës, Gjiknuri: Brenda vitit rinis puna

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Brenda pak ditëve do të hapet tenderi për fazën përfundimtare të përzgjedhjes së kompanisë që do të ndërtojë Bypass-in e Fierit dhe të Vlorës. Ministri Gjiknuri, gjatë inspektimeve në Fier deklaroi se brenda vitit do të rinisë puna për këto dy projekte të rëndësishme.

Gjiknuri: Dua të jap edhe një lajm të mirë që sot përfundoi edhe parakualifikimi i fazës së parë të dy bypass-eve, atë të Fierit dhe atë të Vlorës. Këto ditë do të hapet tenderi për fazën përfundimtare që është dorëzimi i ofertave financiare dhe jam besimplotë që brenda këtij viti ne do të fillojmë punimet edhe në këto dy bypass-e të rëndësishme. Shpresojmë që bypass-i i Fierit vitin tjetër të jetë i përfunduar kurse bypass-i i Vlorës do të dojë më shumë kohë.

Gjatë vizitës në Fier, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri inspektoi dhe dy kantierët e autoritetit rrugor shqiptar në zonën e Fierit.

Gjiknuri: Edhe njëherë u kërkojmë ndjesë qytetarëve por njëkohësisht edhe të na mirëkuptojnë. Është një periudhë shumë e shkurtër por përfitimi do të jetë shumë i madh. Korriku dhe Gushti që janë edhe muajt kulmor të sezonit do të kenë rrugë shumë më të mira dhe diferenca do të jetë e jashtëzakonshme.

Bypass-i i Vlorës lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë dhe është i gjatë 29 km. pavarësisht parashikimeve në kontratën fillestare, ndërtimi nuk shkoi sic duhet për shkak të problemeve me kontraktorët, cka detyroi ARRSH të ndërpresë kontratën në mënyrë të njëanshme. Ndërsa Bypass-i i Fierit i referohet ndërtimit të një bypass-i rrugor të tipit autostradë interurbane midis qytetit të Fierit dhe Levanit me gjatësi afërsisht 22 km. Projekti u nis nga një kontraktor që nuk arriti të mbante ritmin e duhur të punës, cka solli prishjen e njëanshme të kontratës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bypass-i-i-fierit-dhe-vlores-gjiknuri-brenda-vitit-rinis-puna

Recommended