BOOM: Ambulanca në mes të Tiranës me kushte skandaloze

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pavarësisht propagandës, shëndetësia vazhdon të mbetet një problem shqetësues. BOOM ka bërë një vëzhgim në një prej ambulancave që ndodhet në mes të Tiranës dhe kushtet lënë për të dëshiruar.

Kamera e BOOM shkoi në pikën shëndetësore 3, në varësi të qendrës shëndetësore numër 8 në Tiranë, e cila ndodhet në rrugën "Irfan Tomini", pranë ish stacionit të fundit të Tiranës së re.

Siç duket kushtet janë skandaloze! Myk, lagështirë, mobilje të vjetra, ambiente të errëta, dyert një me xham dhe një me kompesatë në vend të xhamit, ndriçim i dëmtuar. Nëse do e përkufizonim , do e quanim: "Ambulanca në mes të Tiranës , që s`ka rilindur akoma "

Gazetarja kontaktoi me drejtoreshën e qendrës shëndetësore, e cila tha se ambulanca do rikonstruktohet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-ambulanca-ne-mes-te-tiranes-me-kushte-skandaloze

Recommended