Ora News - Protestë kundër mbetjeve, banorët e Porto Romanos: Të largohen mbeturinat, po na vrasin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërsa kryeministri Edi Rama vijonte turin e llogaridhënies në Durrës, banorë të Porto Romanos të mbështetur nga përfaqësues të Partisë Demokratike protestuan kundër shkarkimit dhe asgjësimt të mbetjeve urbane në këtë zonë. Ata kërkuan marrjen e masave emergjente për situatën e cilësuar alarmante.

Teksa kryeministri, Edi Rama, zhvillonte një takim me qytetarët e Durrësit, banorët e Porto Romanos dolën në protestë pasi sipas tyre llogaridhënia duhet të niste nga vendgrumbullimi i mbetjeve.

?Lekët i do ai, hajde paguaju taksat, po ku është taksa e pastrimit dhe e gjelbërimit këtu??

Protestuan kundër shkarkimeve të mbetjeve dhe asgjësimit në terren të hapur.

?Na vijnë mbeturinat afër shtëpisë, do na vijnë në kuzhinë se te dera e shtëpisë kanë ardh?.

?Ne kërkojmë o landfilldi ose të na zhukë ne nga kjo lagje e Durrësit?.

Në mbështetje kishin edhe deputetë dhe drejtuesit lokalë të Partisë Demokratike. Bashkë me urbanistet denoncuan njëzëri atë çfare po ndodh në Porto Romano.

Xhaferri: ?Po protestojmë në vendgrumbullimin e mbeturinave, protetsat tjetër te dera e bashkisë dhe brenda bashkisë?.

Bylykbashi: ?Po shkatërron jetën e qytetarëve durrsakë?.

Çdo vit, në këtë hapësirë e cila shërben për grumbullimin e mbetjet të 3 bashkive, Durrës, Shijak dhe Kavajë, shkarkojnë mbi 70 mijë tonë mbetje.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/proteste-kunder-mbetjeve-banoret-e-porto-romanos-te-largohen-mbeturinat-po-na-vrasin

Recommended