BOOM: Ndërtimi pa leje në Radhimë sfidon forcën e ligjit, IMT-ja e Vlorës nuk ndërhyn

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Problemet e qytetarëve nuk kanë të mbaruar. I tillë është edhe shqetësimi i zonjës Hatika Lagji, e cila ka sjellë shqetësimin e saj në emisionin BOOM.

Ajo është pronare e 10 mijë metra toke arë në Radhimë të Vlorës. Në vitin 2003 bashkëshorti i zonjes Lagji i dha me qira zonjës Irena Shyti 3000 metra tokë për një afat 5 vjeçar.

Gjatë kohës që zonja Shyti kishte në përdorim këtë tokë ajo ndërtoi një objekt të paligjshëm rreth 300 metra katrore.

Pas përfundimit të kontratës së qirasë, pronarët e tokës i drejtohen Gjykatës për të bërë të mundur lirimin e pronës dhe kthimin e saj në gjendjen e mëparshme.

Në vitin 2009 Gjykata shprehet me vendim të formës së prerë, se toka duhet të kthehet në gjendjen e mëparshme duke u prishur objekti i paligjshem.

Ka 9 vite që ky vendim nuk gjen zbatim as nga IMT në Vlorë dhe as nga IKMT-ja pasi instituciomet luajnë ping ?pong me njëra tjetrën. Paligjshmeria vazhdon të sfidojë, forcën e ligjit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-ndertimi-pa-leje-ne-rradhime-sfidon-forcen-e-ligjit-imt-ja-e-vlores-nuk-nderyn