Ora News - Kthehen në burg dy prej të akuzuarve për vrasjen e Marvi Mihalit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me kërkesë të prokurorisë, gjyqtari i Gjykatës së Tiranës Sokol Tona, ndryshoi masën e sigurisë ndaj Kridens dhe Marsel Allës, dy nga katër të pandehurit e akuzuar për vrasjë në bashkepunim të 20 vjeçarit Marvi Mihali, nga 'detyrim paraqitje' ne 'arrest me burg'.

Vendimi erdhi pas ndryshimit një seancë më parë të akuzës ndaj tyre nga moskallzim krimi në vrasje ne bashkëpunim.

Këta persona së bashku me Dejvis Bitraj, i cili prej gati një viti ndodhet i paraburgosur, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë me thikë Marvi Mihalin, pas një debati që kanë patur për një karikues celulari.

Por prokuroria nuk ka kërkuar ndryshim mase sigurie për bashkëpunetorin e katërt në këtë vrasje, Eugen Bitrajn, i cili vazhdon të qëndrojë në masën detyrim paraqitje.

Ndryshimet e akuzës ndaj Kridens dhe Marsel Alles dhe Eugen Bitrajt, erdhën pas denoncimit që bënë fëmiljarët e viktimës pas lirimit të tre të akuzuarve ne masën detyrim paraqitje.

Familjarët paraqitën edhe një pamje filmike të kamerave të sigurisë që kishin fokusuar ngjarjen ku shfaqeshin të katër të akuzuarit e lartëpërmendur që dhunonin dhe godisnin me thikë Marvi Mihalin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kthehen-ne-burg-dy-prej-te-arrestuarve-vrasjen-e-marvi-mihalit

Recommended