“Negociatat nuk janë mbyllur”, por grekët thonë të kundërtën - News, lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Edhe pse Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias u shpreh se me Shqipërinë jane mbyllur te gjitha çështjet dhe tashme pritet miratimi ne Parlament, duket se Ministria per Europen dhe Punët e Jashtme te Shqipërisë, nuk ndan te njëjtin mendim.



E kontaktuar nga Vizion Plus, zedhenesja e ketij institucioni Edlira Prendi deklaron se negociatat ende vijojnë dhe se ato tashme kane ne nje faze intensiv. Veç marrëveshjes per kufirin detar po vazhdon puna paralelisht edhe me çështjet e tjera te asaj qe ne e kemi konsideruar si paketa e marrëdhënieve Shqiptaro-Greke, u shpreh Prendi,



Por mes deklaratave te Athinës dhe Tiranës, duket se ka nje mospërputhje. Pala greke shprehet se tashme gjithçka eshte mbyllur, ndërsa pala shqiptare këmbëngul se bisedimet vijojnë.



Vizion Plus ka mësuar se Greqia pas vetëm dy takimeve i ka paraqitur palës shqiptare propozimin e fundit, i cili eshte pranuar menjëherë nga njeri prej kryenegociatoreve shqiptare, pa u konsultuar me pare me pjesën tjetër te grupit.



Tashme diskutimet jane duke vijuar brenda grupit te negociatoreve shqiptare, ndërsa pala greke e ka konsideruar gjithçka te mbyllur dhe tashme eshte vetëm ne pritje te firmës, e cila sipas asaj qe deklaroi Kotzias, duhet te vije përpara datës 28 Qershor.

Recommended