Zguri: Të dhënat u morën me telefon, nuk janë zyrtare - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas publikimeve të shumta në media lidhur më mos rakordimin e shifrave te pjesëmarrjes me ato të votave përfundimtare, ku të paktën në 7 raste rezulton se kandidatet kanë marr me shumë vota secc janë raportuar persona që kanë votuar, ka reaguar kryetari i KQZ, Klement Zguri.Në një dalje për mediat, ai ka saktësuar se këto shifra nuk janë zyrtare dhe ka shpjeguar ndryshimin me zgjedhjet e kaluaraTë dhënat për pjesëmarrje në votime që jane transmetuar nga Komisioni Qendoror i Zgjedhjeve ditën e dielë, janë të dhëna jozyrtare dhe produkt i komunikimit me telefon nga administrata zgjedhore, të marra nga komisionert e QV dhe KZAZ, cka sjell pasiguri per shifrat e raportuara. Zgjedhjet e kaluara raportimi eshte bere nga QV ne sistemin elektronik dhe te dhenat nuk jane transmetuar me telefon, sic ndodhi kete vit. Kjo gje rrit pasigurine lidhur me saktesine e shifrave te transmetuara.Zguri u kujdes të nënvizonte se ku janë problemet e vërteta me shifrat në zgjedhje.Problemet e verteta me shifrat ne zgjedhje lidhen me shifrat e fiksuara ne tabelat e rezultateve. Ne rast se te dhenat e shifrave ne tabelat permbledhese jane kontradiktore, atehere kjo mund te jete tregues paaftesie ne dokumetin por mund te jete edhe tregeus parregullesie. Se cfare ka ndodhur ne kete rat, kjo do zbulohet nga nje proces i kujdesshem i hetimit administrativ.Ndërkaq procesi i numërimit po vijon me ritme normale. Më shumë se në gjysmën e Bashkive është mbyllur procesi i numerimit per kryetaret, ndersa pritet te nis ai per Keshilltaret.
Recommended