Ora News - Adriatik Llalla i shpëton vettingut, avokati: Suksesi i parë i reformës në drejtësi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Posaçëm i Apelimit shpalli në mesditë vendimin për ish-kryeprokurorin Adriatik LLalla. KPA vendosi të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërprerjen e vettingut për ish-kryeprokurorin por saktësoi në vendim edhe pjesën e përjashtimit të ish-kryeprokurorit nga e drejta për të qenë për 15 vite pjesë e organeve te sistemit të drejtësisë.

Ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nuk do ti nënshtrohet vettingut. Kolegji i Posaçëm i Apelimit rikonfirmoi vendimin e KPK-së, për ndërprerjen e vettingut ndaj ish-kryeprokurorit.

Por i vetmi ndryshimi që iu bë vendimit të mëparshëm ishte edhe shtesa që ish- Kryeprokurori përjashtohet për 15 vjet nga e drejta për të qenë pjese e sistemit të drejtësisë.

Vendimi u shpall në mesditë nga një trup gjykuese te kryesuar nga gjyqtari Sokol Çomo, ndërsa ankimimi ndaj ketij vendimi bëhet vetëm në Gjykaten Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Kryesuesi i trupës gjykuese, Sokol Çomo, deklaroi: Trupa gjykuese vendosi me shumicë të votave të anëtarëve të tij vendosi ndryshimin e vendimit numër 2 datë 16.02.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit si më poshtë: 1-Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj subjektit të rivlerësimit Adriatik Llalla.

2- Ndalimin e emërimit të Adriatik Llallës gjyqtar apo prokuror i çdo niveli, anëtarë i Këshillit të Lartë Gjyqësor apo Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë, prokuror i Përgjithshëm për një periudhë prej 15 vitesh. Ndaj këtij vendimi subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të ushtrojë amkim në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.Brenda 30 ditëve do të publikohet vendimi i plotë i arsyetuar dhe mendimi i pakicës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/Sot%20n%C3%AB%2013:00,%20vendimi%20p%C3%ABr%20ish-kryeprokurorin%20Adriatik%20Llalla