Djali emigrant vret nene e babe

  • 6 years ago
Një krim i dyfishtë brenda famijes tronditi paraditen e sotme qytetin e Peshkopisë. Djali emigrant i sapokthyer nga Anglia, vrau nënën dhe babain në rrethana ende të paqarta.

Ai është Qemal Sela 26 vjeç, i cili me një armë kallashnikov vrau nënën Zeqimete Sela 50 vjeç dhe babain Flamur Sela 55 vjeç. Policia e arrestoi autorin pak minuta pas krimit trionditës. Gjithçka ndodhi në hotelin që shërben për personat të cilët frekuentojnë llixhat e Peshkopisë. Viktimat ishin pronarët e hotelit dhe shfrytëzonin njërën nga dhomat e objektit si banesë.

Emigranti 26-vjeçar hapi zjarr mbi prindërit duke i lënë të vdekur në vend. Më pas ai doli me armë në dorë nga hoteli ku u vu re nga një patrullë e policisë që ndodhej në zonë, pasi kishte dëgjuar të shtënat. Përballë tij, policët negociuan dhe detyruan atë të hidhte armën. Menjëherë atij iu vunë prangat dhe u dërgua në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Dibrës.

Ende nuk dihet motivi i krimit, por policia thotë se dyshon për një tronditje psiqike të autorit. Për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, policia është duke pyetur autorin e krimit dhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.

Recommended