Report TV - Rënia e euros, eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli në Report Tv: Do rritet pas dy muajsh

  • 6 years ago
Euro ndodhet aktualisht në nivelin rekord më të ulët, ku ka humbur jo pak, por 7%. Për ekspertët e ekonomisë, pas dy muajsh monedha europiane do rimarrë veten dhe do ringrihet. I ftuar në studion e Report Tv, Fatos Çoçoli tha se muajt shtator dhe tetor do shënojnë rritje të euros në vlerën e saj në treg. Sot, një euro këmbehet në tregun valutor me 124.8 lekë, duke prekur kështu nivelin më të ulët në histori.

Shpresoj që nga shtatori, ose mesi i tetorit, euro do bëjë atë kthimin real, drejt ngritjes. Por do të jetë në ato shifra që për ekonominë tonë do jenë një raport shkëmbimi i shëndetshëm.

Fatos Çoçoli, ekspert i ekonomisë

Recommended