Report Tv - Vlorë, festohet 72 vjetori i krijimit të Republikës së Italisë
  • 6 years ago
Nën ritme muzikore dhe më shumë të ftuar është festuar si çdo vit edhe këtë fillim vere festa e Republikës së Italisë. 72 vjetori i festës së Republikës mblodhi në portin e jahteve në Vlorë, personalitete dhe miq nga qyteti bregdetar dhe jo vetëm. Me një atmosferë festive, të ftuarit u priten nga konsullja Luana Alita Micheli. Ajo i uroj mirëseardhjen të ftuarve duke theksuar se është e privilegjuar që për të dytin vit radhazi është pjesë e festës.

Ndërsa ambasadori Italian në vendin tonë, Alberto Cutillo fjalën e ti përshëndetëse e nisi në gjuhën shqipe duke thënë se është i lumtur që feston në Vlorë. Për kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli bashkëpunimi me konsullatën Italiane në Vlorë ka ardhur çdo vite në rritje, madje ka edhe një projekt për një bashkëpunim në lidhje me turizmin dhe gastronominë.
Recommended