Ora News - Festohet në Tiranë 95 vjetori i shpalljes së Republikës Turke
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
29 tetori shënon 95-vjetorin e shpalljes së Republikës Turke e themeluar nga Mustafa Qemal Ataturk.

Si shenjë e miqësisë së përhershme mes Turqisë dhe Shqipërisë, festimet janë mbajtur dhe në Tiranë.

Ambasadori turk në Shqipëri organizoi një pritje, ku të ftuar ishin zyrtarë të lartë të politikës shqiptare si kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe kreu i opozitës Lulzim Basha.

Aktiviteti ishte dëshmi e marrëdhënies së shkëlqyer dypalëshe mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Murat Ahmet Yörük: "Ne kemi një histori të gjatë miqësie e vllazërore me Shqipërinë. Edhe pse nuk kemi kufij të përbashkët, Shqipëria është një vend që ka qenë gjithmonë pranë zemrave tona. Miliona qytetarë turq me origjinë shqiptare e tregojnë më së miri këtë fakt. Ne e duam kombin shqiptar.

I konsiderojmë ata si motra e vëllezër dhe nuk i shohim të ndarë nga ne. Dëshirojmë fort fuqizimin e Shqipërisë dhe të arrijë nivelin e dëshiruar krahasuar me vendet e Ballkanit.

Ne jemi të vetëdijshëm për rolin kyç të Shqipërisë në stabilitetin në rajon, mështesim fuqimisht procesin integrues të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Besojmë se një Shqipëri më e fortë politikisht dhe ekonomiksht, si pjesë e BE është në interes të marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona, të Ballkanit dhe të vetë Evropës."

Nuk mungoi në këtë aktivitet as letra përshëndetëse e Presidentit, z. Rexhep Taip Erdogan, i cili priti paraditen e së hënës në Turqi, homologun Meta dhe ministrin Gjiknuri, me rastin e çeljes së Aeroportit të ri të Stambollit.

"E shoh çdo hap që kemi ndërmarrë për përparimin e demokracisë dhe për forcimin e ekonomisë si një përpjekje të qenësishme për të afruar vendin tonë me qytetërimet bashkëkohore, si dritat udhërrëfyese në të ardhmen tonë të ndritur. Aeroporti i ri i Stambollit që inaguruam është dëshmi e punës sone të palodhur,"-shkruan Erdogan.

Aktiviteti i zhvilluar nga ambasada turke në Tiranë nuk ishte vetëm një takim diplomatik. Festimet për 95 vjetorin e shpalljes së Republikës Turke u karakterizuan nga një atmosferë tejet miqësore.

Gatimet në kujdesin e një prej kuzhinireve më të mira të botës, Ebru Baybara Demir, ftuan pjesëmarrësit të provonin vlerat e kulinarisë turke nga e cila shqiptarët kanë trashëguar shumë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/festohet-ne-tirane-95-vjetori-i-shpalljes-se-republikes-turke
Recommended