Report Tv - Çilotajt, laborator droge dhe pasuri miliona euro

  • 6 years ago
Vladimir Çilotaj i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Fierit për pastrim parash, rezulton një emër i njohur për drejtësinë. Vladimir Çilotaj në 10 maj të këtij viti është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se kishte krijuar një laborator kanabisi në fshatin Mbrostar. Lidhur me laboratorin gjigant të kanabisit, Policia tha se toka dhe godina ishin në pronësi të Vladimir Çilotajt.
Njëkohësisht me laboratorin e drogës, Prokuroria e Fierit po e hetonte Vladimir dhe Shpëtim Çilotaj edhe për pastrim parash. Në të dyja rastet biznesmenët e ndërtimit nuk janë gjetur në banesat e tyre dhe janë shpallur në kërkim. Dy vëllezërit Çilotaj rezultojnë se kanë milionë euro pasuri. Gjykata e Fierit ka vendosur sekuestro për të gjitha pasuritë e Çilotajve.

Report TV ka arritur të sigurojë ekskluzivisht listën e të gjitha pasurive të paluajtshme që janë sekuestruar nga Gjykata e Fierit. Vladimir dhe Shpëtim Çilotaj, përfshirë edhe kompanitë që ata kishin ?Ladi 2008? dhe ?Çilotaj LTD?, kanë më shumë se 94 apartamente në pronësi.

Recommended