Italia feston Ditën e Republikës, ambasadori Cutillo: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

  • 6 years ago
Ambasada Italiane në Shqipëri ka organizuar një pritje me rastin e 2 qershorit, Festës së Republikës Italiane, e cila ka bërë bashkë në kryeqytetin shqiptar politikanë të majtë e të djathtë, artistë dhe personalitete të fushave të tjera.

Ceremonia është zhvilluar pasditen e sotme në ambientet e rezidencës italiane në Tiranë. Të pranishëm ishin Presidenti i Republikës Ilir Meta, ministra, deputetë dhe ish-deputetë e zyrtarë të tjerë të shtetit.

Ambasadori Alberto Cutillo në fjalën e tij theksoi se miqësia dhe bashkëpunimi mes dy vendeve do të rriten dhe zhvillohen, ndërsa Italia mbështet hapjen e negociatave dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Recommended